Nëse keni pyetur ndonjëherë cilat janë gjërat më të ndotura në shtëpi, kjo është përgjigjja!
“Shumica e njerëzve mendojnë që sipërfaqja e guaskës së WC-së është më e ndotura, mirëpo në të vërtetë shumë më të “rrezikshme” janë sipërfaqet e tjera si p.sh. ndërprerësit e rrymës dhe drejtuesit nga distanca”, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo që mbase është edhe më e fëlliqur janë disa nga sipërfaqet më të ndotura vërtet në kuzhinë!
“Sipërfaqet në të cilat gatuhet ushqimi, siç janë dërrasa për prerje mund të kenë më së shumti baktere”, thotë thotë shkencëtarja Karen Holiman.
Dhe nuk është çështja vetëm ajo se çfarë duhet rregullisht të pastrojmë, por edhe ajo që e thithim me frymëmarrje.
“Pluhuri shtëpiak gjithashtu mund të jetë “shkak për brengosje”, sepse mund të përmbajë alergjenë, polen, tenja, baktere”.
Pluhurin të cilin më së shumti e thithim, më së shumti grumbullohet në jastëk, dyshekë por edhe në perde, prandaj këto gjëra duhet pastruar sa më shpesh.
Hulumtimi i organizatës globale për shëndetësi dhe siguri NSF International e konfirmon këtë.
Shkencëtarët kanë testuar 300 sipërfaqe në 22 shtëpi në mënyrë që të matin lagështinë, mykun, salmonelën, Eshceria coli dhe bakteret stafilokokë.
Këto janë dhjetë gjëra apo sipërfaqe të cilat kanë pasur më së shumti baktere (të radhitura nga gjërat më të ndotura deri te ato më pak të ndotura):
• Sfungjeri dhe leckat për larje të enëve
• Makina për larjen e enëve
• Doreza e brushës së dhëmbëve
• Enët për ushqimin e kanakarëve shtëpiakë
• Aparatet e kafes
• Çepi i banjës
• Lodrat e kanakarëve shtëpiakë
• Sipërfaqet e punës në kuzhinë
• Sustat për aktivizimin e furrës
• Dërrasa për prerje të ushqimit
Si mund të pengojmë grumbullimin e baktereve?
Pastrimi i rregullt është me siguri hapi i parë. “Larja e shpeshtë dhe fshirja e duarve, si edhe pastrimi i rregullt i sipërfaqeve në të cilat përgatitet ushqimi ndihmojnë në kontrollimin e sasisë së baktereve në shtëpi”, thotë Haliman.
Gjithashtu, thithja e rregullt, por edhe investimi në pastruesit e ajrit, posaçërisht nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit, gjithashtu mund të ndihmojë.
Natyrisht, është e qartë që sado që të angazhoheni, shtëpia nuk mund të jetë sterile dhe gjithmonë ka pak pluhur dhe baktere, mirëpo gjithsesi rekomandohet pastrimi i rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë