Për lëmi tjera nuk e di, por po flas për shkencat islame, për çka them me bindje: shqiptarët në këtë aspekt janë prapa boshnjakëve për hiç më pak se 50 vite! Boshnjakët kanë shkruar e shkruajnë pa ia nda; kanë botuar me mijëra punime akademike; libra e studime të ndryshme. Ata kanë përkthyer klasikët e islamit, kanë përkthyer studime të shumta edhe nga fetë tjera, kanë organizuar me qindra seminare e konferenca, kanë studiuar e kanë shkruar për krishterimin, për judaizmin, për budizmin e për shumë fe të tjera. Ata kanë themeluar një mori institutesh hulumtuese shkencore.
Gjithashtu, botimet që dalin nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, u konkurrojnë edhe universiteteve më të forta në botën islame. Ata janë bërë model për punë studioze dhe për përkthime origjinale. Dhe, të gjitha këto, udhëhiqen rekomandohen, sponsorizohen ose përkrahen nga vetë Bashkësia Islame e Bosnjës. Kjo e fundit, me një mençuri të madhe, ka shkolluar një mori kuadrosh nëpër vende të ndryshme të botës ku sot përkthejnë nga 12 gjuhë të ndryshme.
Sa keq që BIK-u nuk i orienton të rinjtë medresantë të studiojnë edhe në FSI-në e Sarajevës, e jo të gjithë të shkojnë vetëm nëpër vendet arabe!
Po ne, ç’kemi bërë në këtë drejtim?
Krejt çka bëjnë shqiptarët, e bëjnë nga vullneti i tyre i hekurt të qesin diçka në dritë, nën kushte aspak të përshtatshme. Janë të paorganizuar mes vete; shtëpitë botuese janë në shpërputhje të plotë sa i përket kooperimit mes tyre. Ne ende nuk arritëm të themelojmë as edhe një të vetmin institut për studime teologjike; nuk kemi ekip profesional të përkthyesve, sepse nuk kemi shkolluar kuadro nëpër vende të ndryshme të botës. Për shkak se nuk kemi ekip profesionalist të përkthyesve, përkthimet e veprave islame bëhen krye në vete.
Ne, jo vetëm që nuk kemi krijuar gjëra të reja, por ende krenohemi me “Dituria Islame” e qitur në dritë para 33 vjetësh apo me një “Edukatë Islame” e cila fare pak njihet nga lexuesit shqiptarë. Ne nuk kemi portal zyrtar islam nga ku do të informoheshim drejtë, me vend e me kohë, për çështje të cilat u interesojnë besimtarëve.
Ne jemi ndër popujt më të varfër sa i përket mënyrës institucionale të shkrimeve, revistave, përkthimeve dhe botimeve të librave. Andaj, s’do mend se ne jemi ndër më të njohurit në botën islame me zënka rreth çështjeve aq pak të rëndësishme!
Cila është arsyeja?
Bashkësia Islame e Kosovës është vënë në gjumë qe 15 vite. Ajo edhe më tutje udhëhiqet nga njerëz të cilët ndoshta dinë, por nuk duan punojnë. Ata po ëndërrojnë se ndoshta janë duke punuar, krekosen me ndonjë aktivitet të rrallë dhe mashtrojnë njëri-tjetrin duke u lavdëruar mes vete. Nuk botojnë, nuk përkthejnë e as që merren me nevojat e kohës dhe me trendët e botës së tanishme. Ata po mashtrohen dhe po mashtrojnë të tjerët duke thënë se “meqë Zoti ka garantuar fenë islame, nuk ka nevojë shumë për brengosje”.
Ata, në BIK, merren me politikë, me zënka e me shantazhe, por jo që t’i kryejnë detyrat me të cilat ngarkohen, e as me përgjegjësitë që i kanë para shoqërisë e para këtij vendi. Thjeshtë, Bashkësia Islame e Kosovës nuk merr asnjë iniciativë për ndryshimin e kësaj gjendje e as që mendon në shkollimin e kuadrove që asaj nesër do t’i nevojiteshin
Sa keq dukemi kur krahasojmë veten me të tjerët dhe, sa tragjike është kur nuk duam të mësojmë nga përvojat e të tjerëve…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës