“Ku e ke babin?”, Përplasja mes Selin dhe Rogertit: Është i fiksuar me mua, e pamundur ta injorosh

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 nuk ndalen, dhe këtë herë protagonistë janë Selin dhe Rogerti.
Konflikti shpërtheu kur Rogerti i drejtoi Selin një pyetje provokuese: “Ku e ke babin?”, duke shtuar më pas komente që banorja i konsideroi të papërshtatshme.
“Mbaj përgjegjësi për pjesën time. Por jam akoma e shokuar nga reagimi i burrave të tjerë. I kam thënë Rogertit: ‘Selin ka njerëz jashtë’. Sa herë do bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh? Ky është i fiksuar me mua, s’ka mundësi. Është e pamundur ta injorosh”, u shpreh ajo.
Ndërsa Rogerti mohoi akuzat, duke thënë se ishte Selin ajo që përmendi familjen e tij gjatë debatit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
22/02/2026
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































