LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në rigjykim çështja penale kundër kryetarit të Klinës

Kthehet në rigjykim çështja penale kundër kryetarit të Klinës

Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit Zenun Elezaj, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.01.2021 dhe rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

I pandehuri Z.E., që është kryetar i Komunës së Klinës, është gjykuar muaj më parë nga ana e gjykatës së shkallës së parë, me dënim më gjobë, në shumën prej katër mijë euro, pasi që është gjetur fajtor për veprën penale “Konflikti i interesit”.

Gjykata e Apelit, ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë duhet anuluar, ngase i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke qenë se nuk është përpiluar konform dispozitës së nenit 370 paragrafi 7 lidhur me nenin 365 të Kodit të Procedurës Penale, shkruan KP.


Kjo pasi që dispozitivi është në kontradiktë me arsyet e theksuara, në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa, ato që janë dhënë, nuk janë në pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e tjera në lëndë.

Po ashtu gjykata gjeti se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të gabuar dhe jo të plotë, prandaj edhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori