LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen

KSHZ-ja e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen

Pasi në publik u përmendën disa data për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare në prill, maj, qershor ose tetor të vitit të ardhshëm, Alsat pyeti kreun e KSHZ-së, Oliver Derkovski nëse ishin gati për zgjedhje të parakohshme. Derkovski tha se Komisioni është gjithmonë i gatshëm.

“KSHZ-ja, prandaj ekziston, për të organizuar dhe zhvilluar zgjedhje, ashtu që në çdo moment nëse vendoset që në shtet të kemi zgjedhje, ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë ato zgjedhje dhe do të përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi në dispozicionin tonë, sipas Kodit Zgjedhor, kështu që nuk ka probleme nëse vendoset të kemi zgjedhje”, tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

I pyetur se cilat janë shanset që zgjedhjet të jenë sipas asaj që thotë VMRO-DPMNE, të mbahen në pranverë apo vjeshtë, siç propozon LSDM për vitin e ardhshëm, Derkovski thotë se është e drejtë legjitime e opozitës të kërkojë, dhe pushteti të pranojë ose jo. Për kërkesën e partive më të vogla për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore, Derkovski deklarohet:


“E gjitha varet nga vullneti i partive politike që marrin pjesë në Kuvend, nëse do të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, domethënë të miratojnë një Kod të ri të zgjedhjeve. Ne si KSHZ mund të ofrojmë mbështetje të plotë logjistike me sugjerimet tona me përvojën tonë në punën që kemi në Komision”, pohoi Oliver Derkovski.

Pas aferës Reket, OBRM-PDUKM opozitare këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare, si kusht për të dalë nga kriza politike. Edhe Lëvizja BESA insiston në të njëjtën gjë. LSDM pranon zgjedhjet e parakohshme, por vetëm në tetor të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj para afatit të rregullt.

Sipas partisë në pushtet, mundësia për të rritur ekonominë nuk duhet të lëshohet, siç ishte rasti në të gjitha vendet kur ata janë bërë anëtarë të NATO-s, ose kanë filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori