Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës, ka mbajtur më 1 prill 2020 mbledhjen e 80-të, në të cilën janë shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë (IAL), për programet ekzistuese dhe programet e reja të studimeve në nivelet bachelor dhe master.
Për shkak të gjendjes së emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga virusi Covid-19, mbledhja është mbajtur online dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e KShC-së, vendorë dhe ndërkombëtarë. Pothuajse të gjitha vendimet për aplikacionet e IAL-ve janë marrë me unanimitet.
Në mbledhjen paraprake të KShC-së, mbajtur më 16 dhe 17 shumica e aplikacioneve të pranuara ishin aprovuar. Megjithatë, për një numër të aplikacioneve KShC-ja u kishte dhënë afat shtesë IAL-ve në mënyrë që të sigurohet se aplikacionet e tyre përfshijnë numrin e kërkuar të stafit të fushës për secilin pr ogram që mendojnë ta ofrojnë. Institucionet duhet ta përmbushin këtë kriter ligjor për të kaluar në hapin e radhës, vlerësimin e programeve akademike nga ekspertët ndërkombëtarë.
Pas miratimit të listës së ekspertëve ndërkombëtarë javën e kaluar dhe vendimit për aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë, në mbledhjen e 80-të të KShC-së, tanimë hapet rruga për procesin e formimit të paneleve të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësim të institucioneve në akreditim e sipër dhe programeve të studimit.
KShC dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), përkundër rrethanave të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19, po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të zbatuar përgjegjësitë ligjore dhe institucionale për të siguruar se një proces efikas dhe efektiv, një akreditim profesional do të kontribujë në zhvillimin e rritjen e vazhdueshme të arsimit të lartë në Kosovë. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?