Shefi i Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova, Petrit Kryeziu konsideron se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet të ketë mandat veprimi të zgjeruar përtej fushatës zyrtare zgjedhore në mënyrë që të jetë në gjendje t’i adresojë mangësitë e vërejtura në procesin zgjedhor të këtij viti.
Zyra Ligjore e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova ka përcjellë ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme edhe para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore ndërsa ditën e zgjedhjeve disa grupe vëzhguesish janë shpërndarë në qendrat e votimit që tradicionalisht kanë qenë problematike.
Sipas Petrit Kryeziut, në këtë pikë është vërejtur zbrazëti ligjore të cilën subjektet politike dhe kandidatët, sipas tij, e kanë shfrytëzuar për të bërë shkelje të ligjit për zgjedhje para fushatës zgjedhore.
Sipas Kryeziut, kjo është bërë pasi që në bazë të kornizës aktuale ligjore, PZAP nuk ka mandat të veprojë para ditës së fillimit të fushatës zgjedhore.
“Ne kemi reaguar edhe para fushatës zyrtare zgjedhore të këtij 10 ditëshit ku subjektet politike kanë përdorur apo keqpërdorur nëpër spotet e tyre të fushatës edhe fëmijë… fatkeqësisht këto parti e kanë parë këtë zbrazëti ligjore ku PZAP-ja që të reagojë në këtë fazë”, tha Kryeziu.
Nëntë ankesa nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova janë aprovuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
33 mijë e 600 euro është shuma e përgjithshme e dënimeve që subjektet politike kanë marrë nga ankesat e BIRN dhe Internews Kosova për shkak të shkeljeve të ligjit për zgjedhje.
Këto organizata kanë dërguar gjithsej 37 ankesa në PZAP për të cilat Kryeziu konsideron se ka pasur prova të mjaftueshme por që nuk janë pranuar nga paneli në shumicën e rasteve për shkeljet online.
Për ta evituar mos pranimin e ankesave nga PZAP në të ardhmen, ai thotë se BIRN dhe IKS kanë përpiluar një plan më efektiv për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Ne duke i parë këto rrethana, duke e parë këtë gjendje kemi planifikuar se si zyrë ligjore të kemi një ekip të veçantë për zgjedhjet e ardhshme ku do të dalim dhe të mbledhim prova, jo ta lëmë në dorën e gazetarit se çka ai din të vlerësojë por do të kemi ekip mobile”, u zotua Kryeziu.
Një ndër raste konkrete të gjobitjes së subjekteve politike nga ankesat e BIRN dhe IKS është ankesa ndaj subjektit politik Lista Serbe që u dënua 25 mijë euro nga PZAP-ja.
Përveç kësaj, me 1200 euro u dënua koalicioni PDK-AAK-Nisma për posterët e kandidatit për deputet Enver Hoxhaj në afërsi të një qendre të votimit në Prizren dhe me 2500 euro për posterët e Ramush dhe Daut Haradinaj në Deçan.
Koalicioni LDK-AKR është gjobitur po ashtu me 2500 euro për posterët e kandidatit Vesel Makolli,
Me 1200 euro është gjobitur subjekti politik boshnjak Vakat për kandidatin Qerim Bajrami.
Gjithashtu, për thyerje të heshtjes zgjedhore në rrjete sociale si ‘Facebook’, janë dënuar kandidatët Zafir Berisha, Ganimete Musliu, Teuta Haxhiu dhe Leonora Morina-Bunjaku me nga 300 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës