LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Subjekti i ri i Dedës mund t’i shërbejë Vetëvendosjes

Kryeziu: Subjekti i ri i Dedës mund t’i shërbejë Vetëvendosjes

Subjekti politik që potencialisht mund të krijojë Ilir Deda, i sapo larguari nga Lëvizja Vetëvendose, në të ardhmen mund të vihet në shërbim të Vetëvendosjes, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, Laura Kryeziu, njohëse e çështjeve poetike në Kosovë.

“Largimi i Dedës nga Vetëvendosje në atë mënyrë ceremoniale, la përshtypjen se subjekti që ai do të krijojë do t’i shërbejë Vetëvendosjes”, ka thënë Kryeziu.


Ajo, duke folur për largimin e Dedës pohoi se forma e të bërit politikë të Vetëvendosjes gjithmonë ka qenë e diskutueshme nëse do të përshtatej me komunikimin e moderuar të Dedës.

“Ilir Deda është i moderuar në aspektin e komunikimit. Prej fillimit kemi diskutuar nëse lëkura e Ilir Dedës është e përshtatshme për Vetëvendosjes, për shkak se kjo parti shumë herë e përdorin edhe dhunën si mjet”.