Kryeziu u bë i famshëm me rolin e tij në serialin komik “Kafeneja jonë”, ndërsa së fundi ka realizuar këngën “Gjithçka që është e mirë ka fund”, e cila është pëlqyer shumë nga fansat dhe është shndërruar në një hit.

“Do të vazhdoj edhe në të ardhmen si këngëtar se këtë punë e dua ‘bajagi’. Në çdo vend ku rri ka muzikë, si në kafene, shtëpi, kur fle. E dua shumë muzikën dhe besoj që në të ardhmen do të bëj një duet me njërën prej këngëtareve tona, ndodh që e bëj edhe një klip më pastaj”, është shprehur Kryeziu për “Infopress”.

Videoklipi i këngës “Gjithçka që është e mirë ka fund”: