LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e re e Anti-korrupsionit: Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni, asnjë politikan nuk më uroi për përzgjedhjen

Kryetarja e re e Anti-korrupsionit: Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni, asnjë politikan nuk më uroi për përzgjedhjen

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u bë me përbërje të re. Kryetarja e re Tatjana Dimitrovska, tha se Komisioni do të punojë në mënyrë të pavarur dhe objektive dhe nuk do të lejojë presione dhe ndikime.

Ajo shtoi se komisioni si institucion nuk mjafton për të mbrojtur shtetin nga korrupsioni, i cili sipas saj është gjenerues i shumë problemeve në shoqëri. Në këtë drejtim ajo kërkoi mbështetje nga mediat, institucionet qeveritare dhe qytetarët të cilët, sipas saj, janë të një rëndësie të veçantë për ta luftuar korrupsionin.

“KSHPK ka për detyrë për të ruajtur integritetin e shoqërisë. Si institucion do të punojmë në mënyrë të pavarur dhe objektive dhe nuk do të lejojmë asnjë presion dhe ndikim. Gjithashtu duam të them se si KSHPK në drejtim të mbrojtjes së integritetit dhe përforcimin e besimit të qytetarëve, do të hetojmë, do të kontrollojmë dhe do të zbatojmë rekomandime për ndalim të korrupsionit”, tha Dimitrovska.


Në pesë vitet e ardhshme në anti-korrupsion do të punojnë anëtarët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska, Demiri Servet, Sofia Spasova-Medarska, si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori