Kalaja e Prizrenit veçohet si simbol i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër. Si i tillë është edhe njëri prej atraksioneve më të vizituara në zonën historike.

Pamjet e këtij lokaliteti arkeologjik të dielën janë publikuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar vlerën e tij të pazëvendësueshme për historinë e qytetit.


Ai ka theksuar se bëhet fjalë për njërin prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në këtë qytet.

“Me pamjen e saj mahnitëse mbi qytetin e lashtë dhe muret që tregojnë shekuj historie , Kalaja mbetet një thesar i vërtetë për Prizrenin dhe gjithë Kosovën”, është shprehur Totaj, raporton Telegrafi.

Përmes videos së publikuar ai ka uruar një të diele të këndshme për të gjithë qytetarët.

Kalaja e Prizrenit, me historinë e saj shekullore dhe panoramën mbresëlënëse mbi qytetin, mbetet një pikë referimi për identitetin kulturor dhe historik të vendit, duke tërhequr vizitorë të shumtë vendorë dhe të huaj. /Telegrafi/