LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Suharekës kthen në punë 5 zyrtarët që po gjykohen për keqpërdorim (Video)

Kryetari i Suharekës kthen në punë 5 zyrtarët që po gjykohen për keqpërdorim (Video)

Pas gjashtë muajsh suspendimi me gjysmë page, pesë zyrtarë të Komunës së Suharekës janë kthyer në punë.

Ndaj tyre, është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore të Prizrenit me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit, katër roja të pyjeve dhe përgjegjësi i tyre, dyshohet se kanë lejuar largimin e një sasie me drunj nga fshati Delloc, por që ishin prerë në Parkun Kombëtar të Sharrit, raporton KTV.


Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Kabashaj, tregon se në kohën që ishin të suspenduar me gjysmë page zyrtarët e komunës, ata ishin detyruar të marrin në punë 5 zëvendësues, duke rritur shpenzimet e kësaj drejtorie.

Në Agjencinë Pyjore të Kosovës, thonë se janë disa raste të përfshirjes së rojave të pyjeve në aktivitete të paligjshme.

Gjyqësori, veprën penale për vjedhjet të pyjeve, që nga paslufta e ka injoruar, duke rezultuar me mijëra lëndë vjetërsuara.

Sipas një hulumtimi të organizatës “Çohu”, që nga viti 2001 e deri në vitin 2014, vepra ‘vjedhja e pyllit’ nga neni 358 i Kodit Penal, është parashkruar gjithsej 1783 herë.

https://vimeo.com/160381206

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori