Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në konventën e 10 të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi..
Tash e disa muaj, PDK po përballej me mungesën e dy ish udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007.
Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17 %. Ky nuk ishte aspak rezultat i mirë për një parti që për 10 vjet kishte qenë e para me rreth 30%.
Kush është Memli Krasniqi?
Krasniqi rrugëton tash e 17 vjet me PDK-në. Në karrierën e tij politike, ka mbajtur pozita si në parti ashtu edhe në institucionet shtetërore.
Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë, që nga vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur 6 herë deputet.
Në legjislaturën 2017-2019, të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ndërkaq në legjislaturën 2020-2021 ndërkaq, ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Memli Krasniqi ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer në “Hasan Prishtina”, e atë të mesme në Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Ai ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet Master i ka përfunduar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike.
Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për Agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, ndërsa në vitin 2002 ka qenë drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.
Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partisë Demokratike të Kosovës, fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë atëherë, Hashim Thaçi.
Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Risinë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. Për disa vjet, ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së, e së fundi edhe nënkryetar.
Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe zëdhënës i Qeverisë.
Për shumë vite është marrë edhe me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe kompozitor, si anëtar i grupit të njohur, “Ritmi i Rrugës”.
Memli Krasniqi është 41 vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Meliza, kanë tre fëmijë: Borën, Malin dhe Verën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë