Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka bërë sot një vizitë "Elkos Group”, pronar i së cilit është Ramiz Kelmendi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, përmes një postimi në Facebook.


“Isha i nderuar që me z.Rukiqi të ndajmë bashkë eksperiencat mbi sfidat dhe arritjet e sektorit privat në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka shtuar se “'Elkos Group' në të gjitha vlerësimet e fundit paraqitet si një tregim suksesi e ndershmërie, fal' stafit drejtues dhe veçanërisht punonjësve të vyer”.

Postimi i plotë:Vizitë e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi, në Grupin 'Elkos' Berat Rukiqi.Isha i nderuar që me z.Rukiqi të ndajmë bashkë eksperiencat mbi sfidat dhe arritjet e sektorit privat në Republikën e Kosovës.'Elkos group' në të gjitha vlerësimet e fundit paraqitet si një tregim suksesi e ndershmërie, fal' stafit drejtues dhe veçanërisht punonjësve të vyer. /Telegrafi/