Kryetari i Leposaviqit kërkon largimin e KFOR-it nga objekti i komunës, konsideron se situata është e qetë

2023/10/lulzim-hetemi-e1704835846939.jpg
Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës.

Thotë se do të vazhdojë të mbetet aty, derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti.

Në një intervistë për RTK-në, Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.


Hetemi tha se kur hyri në komunë në muajin maj, përveç kaosit, nuk gjeti asnjë punëtor të administratës. Por tani, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar.

Ka 13 drejtori, 7 drejtohen nga serbët e 6 nga shqiptarët.

“Këta janë punëtorë të rinj të administratës, janë serbë të Leposaviqit”, tha Lulzim Hetemi.

E konfirmon se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

“Respekt për amerikan e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Ai ka folur dhe për mundësinë e që të japë dorëheqje.“Dorëheqje… për çka”, tha ai.

Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës.

E derisa të ndodhë kjo, Hetemi do të vazhdojë të qëndrojë brenda komunës së Leposaviqit.

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat