LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi: Qasja jonë në zyrat në veri e vështirësuar

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi: Qasja jonë në zyrat në veri e vështirësuar
Foto: Arkiv

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas raportit të tërësishëm nga Policia e Kosovës për sigurinë e procesit zgjedhor në veri, do të dalin me një rekomandim, pasi, sipas tij zgjedhjet me zor nuk mund të mbahen, duke rrezikuar edhe jetërat e zyrtarëve të KQZ-së.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të martën të KQZ-së, Radoniqi, tha se qasja në zyrat e KQZ-së në veri është e vështirësuar.

Sipas tij po të shkohej me tërë aparatin policor për mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë është në pyetje se çfarë zgjedhje po mbahen.


“Qasja në këto vende është shumë e vështirësuar. Me dashtë me shku, siç tha zotëri Kurteshi, me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje jemi duke dashur të organizojmë. Mbetet pa edhe një herë raportin e sigurisë të policisë, për të pasur një raport të tërësishëm për procesin zgjedhor, jo vetëm për sot. Atëherë na duhet ose të bëjmë ndonjë rekomandim, pasi me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë është fjala. Nuk mund të rrezikojmë askënd”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori