Karateisti Betim Maliqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë edicioni i 31-të me radhë në Guadalajara të Spanjës, i cili u mbajt nga 11-14 shtator.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar fituesin e medaljes Betim Maliqin.


“Betim Maliqi, na bëri krenar me paraqitjen e tij të shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë”, tha Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se me një luftë të fortë dhe angazhim të jashtëzakonshëm, Betimi arriti finalen dhe fitoi medaljen e argjendtë, duke mundur kundërshtarë të fuqishëm nga Qipro, Greqia dhe Franca.

“Ky sukses është një arritje e madhe për Betimin, Fortesën dhe për Gjilanin tonë, duke na treguar se vetëm me përkushtim dhe pasion mund të arrihen suksese”, tha kryetari Alban Hyseni.

Kosova u rendit në vendin e dytë pas Spanjës, ku me 49 garues pjesëmarrës, arritën të fitojnë 7 medalje të arta, 4 të argjendta, 5 të bronzta dhe 7 vende të pesta. /Telegrafi/