LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Gjorge Ivanov preferon udhëtime të shtrenjta

Kryetari Gjorge Ivanov preferon udhëtime të shtrenjta

Përderisa liderët evropiane fluturojnë me kompani me kosto të lira, kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe gruaja e tij Maja paguajnë trefish bileta më të shtrenjta për të fluturuar me biznes klasë. Dokumentet që i publikoi Televizioni 24 tregojnë se nga buxheti i kryetarit janë shpenzuar 2.355.000 denarë për tridhjetë destinacione.

Për vetëm dy udhëtime të kryetarit të shtetit me gruan e tij për bileta aeroplani janë shpenzuar 211.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

103.000 denarë kanë kushtuar dy biletat për Ivanovin dhe Majën kur udhëtuan në Moldavi, ndërsa me 108.000 denarë arka shtetërore janë paguar për biletat në Ankara ku çifti Ivanov kanë fluturuar në inaugurimin e kryetarit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.


Dallimi më i madh në çmimet e biletave të biznesit dhe ekonomisë ishte për udhëtimin në Turqi kur në shkurt Ivanov ishte në një vizitë zyrtare. Klasa e ekonomisë ka kushtuar 13.770 denarë, por kryetari Ivanov me bashkëshorten e tij shkuan në Turqi me një fluturim tri herë më të shtrenjtë, dhe për dy bileta janë shpenzuar 83.000 denarë.

Përkundër kreut të shtetit të Maqedonisë, i cili nuk fluturon me linja ajrore me kosto të ulët, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është filmuar duke pritur për Barcelonë dy orë me udhëtarë tjerë, krejtësisht i vetëm, pa delegacion dhe sigurim, ndërsa nga aeroplani ai doli me të gjithë të tjerët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori