Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë një urim special pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë.
Kosova mposhti Çekinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikueseve në Euro 2020.
Pas shumë urimeve të ndryshme ka ardhur edhe urimi i kryetarit Ademi, i cili ka falënderuar të gjithë nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët, ndërsa ka shtuar se nuk ka dyshuar asnjëherë tek kjo përfaqësuese.
Urimi i presidentit Ademi për fitoren kundër Çekisë
Të dashur Dardanë, të dashur heronj të vendit tonë!
Gjithmonë kam pasur besim tek Ju dhe që nga dita e parë kur e mora drejtimin e FFK-së fuqishëm e shpreha objektivin për kualifikim në Evropian. Kur e shfaqa këtë synim dikush e pa atë si diçka utopike, por unë këtë e bazoja tek talenti, cilësia dhe entuziazmi juaj. Tani kemi bërë hapa gjigant drejt kësaj arritjeje historike dhe gjithçka po shkon ashtu siç e kemi dëshiruar.
Fitorja e sotme kundër rivalit direkt na afron tek finalizimi i këtij objektivi. Paraqitja e juaj dhe angazhimi maksimal edhe një herë bëri krenar tërë kombin.
Seria prej 15 ndeshjeve pa humbje dëshmon se ne tashmë jemi rritur shumë dhe e kemi cilësinë, përvojën dhe talentin për të arritur gjëra të mëdha.
Koha po punon për futbollin tonë, prandaj duhet të ecim tutje me guxim, vendosmëri e krenari deri në realizimin e ëndrrës – kualifikimin në Euro 2020.
Tash gjithçka varet nga ne. Le t’i shfrytëzojmë cilësitë tona dhe mundësinë që na është ofruar. Uroj që të vazhdojmë këtë rrugë të suksesit sa më gjatë që të jetë e mundur.
Me lojërat që po tregoni po e bëni krenar tërë kombin, e natyrisht edhe familjet e juaja, shumë prej të cilave në periudha të vështira për Kosovën ishin të detyruara të migronin jashtë vendit, por që asnjëherë nuk iu tretë dashuria e madhe për atdheun dhe tani pikërisht ju po e jepni kontributin madhështor për vendlindjen e prindërve tuaj.
Faleminderit për emocionet e papërshkrueshme që po na i dhuroni. Jemi me fat që ju kemi!
Me këtë rast, në emrin tim dhe të KE të FFK-së dua të falënderoj edhe stafin e trajnerëve në krye me përzgjedhësin Bernard Challandes, stafin përcjellës të ekipit kombëtar, institucionet e vendit, tifozët ‘Dardanët’ dhe gjithë qytetarët e vendit për përkrahjen e fortë që i bëjnë ekipit, pastaj ekipin organizativ të ndeshjes që ishte në nivelin më të lartë të detyrës, sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuuan që edhe një herë të jemi storie suksesi jo vetëm për lojën e mirë të djemve tanë, por edhe për organizim të shkëlqyeshëm.
Këtë fitore ua dedikoj më së shumti futbollistëve tanë që janë duke u rehabilituar nga lëndimet: Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës e Benjamin Kolollit.
Bashkë drejt realizimit të ëndrrës!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…
Me respekt, Agim Ademi
President i FFK-së
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Coutinho bëhet kandidat për “Golin e Vitit” – shënon një ‘perlë’ nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Jamie Carragher garon me IShowSpeed në CBS Sports – njëri prej tyre përfundon me pantallona të grisur

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi