Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore, janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit për në Kërpimeh, një nyje e rëndësishme që lehtëson qarkullimin në këtë zonë të qytetit.

Punimet nga afër i ka përcjell kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në komunikacion.


Komuna e Podujevës njofton se punimet po avancojnë me intensitet dhe pritet të përfundojnë deri në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/