LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Aliu tregon të arriturat dhe problemet e komunës së Ferizajt

Kryetari Aliu tregon të arriturat dhe problemet e komunës së Ferizajt

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për të arriturat dhe problemet në komunën që është duke udhëhequr.

Aliu ka thënë se komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat që ka më shumë probleme me borxhe.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë duke e ndihmuar këtë komunë që t’i përmbushin zotimet që i kanë dhënë para qytetarëve.


“Tashmë janë të njohura problematikat e borxheve, problematika tash siç po quhet komuna e përmbaruesve. Jemi munduar që me anë të hyrave vetanake, me një koordinim të mirë me Kuvendin dhe Qeverinë të marrim financa që të jemi pjesë e asaj që ne kemi zotim të platformës tonë qeverisëse, në mënyrë që të përmbushim atë para qytetarëve, si obligim, si përgjegjësi për besimin që na kanë dhënë. Tashmë janë duke u zhvilluar shumë procedura…Janë edhe disa projekte të parat në nivel të Kosovës”, ka thënë Aliu.

Ai gjithashtu tregoi raportin e mirë që e ka me kryeministrinë e vendit, Ramush Haradinaj.

“Kryeministri është mbështetës shumë i madh për të gjitha komunat e Kosovës. Kryeministrin e kam njohur me problematikën e Ferizajt”, theksoi ai.

E sa i përket problematikës me ujësjellësin, Aliu tha se ky problem është paraqitur ngase kjo komunë i ka pas shkëputur marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Komuna e Ferizajt, ka pasur shkëputje të marrëdhënieve ndërkombëtare, në këtë rast edhe me GIZ-in. Po mundohem të normalizoj raportet edhe me qeverinë Zvicerane, dhe jemi takuar. Po mundohem t’i rregulloj këto raporte. Ka shumë probleme të adresuara për ujësjellës në disa vende. Po mundohem ta kthej situatën në Ferizaj”, potencoi kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori