Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, ka reaguar ndaj një deklarate të profesorit të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, i cili ka thënë se Presheva është këmbyer si territor me Leposaviqin.
Islami përmes një shkrimi e ka mohuar këtë, duke dhënë disa të dhëna për komunën me shumicë shqiptare, Preshevën.
Lexoni të plotë shkrimin e Islamit.
NUK KA PASUR KËMBIM TË LEPOSAVIQIT ME PRESHEVËN, PROFESOR HASANI!
Shkruan: Hivzi ISLAMI
Për një autor të kombësisë shqiptare që pretendon se është jurist, specialist i të drejtës ndërkombëtare dhe njohës i kufijve, nuk është e lejueshme të deklarojë publikisht se në vitet 1958-1959 “Leposaviqi u shkëmbye me Preshevën”! Këtë e dëgjova disa herë nga Prof. Enver Hasani. Pas Luftës II, breza të tërë nxënësish shqiptarë shkollimin fillor, më vonë dhe të mesëm e mbaruan në Luginë, kryesisht në Preshevë (Serbi). Këto deklarime të pasakta prof. Hasanit më detyruan të sjell disa të dhëna shkencore në mënyrë që opinioni të informohet drejt.
Rrjedhat historike, jo të rastësishme, qenë të atilla që shqiptarët e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Morën dhe pjesë aktive në të gjitha proceset dhe lëvizjet kombëtare e çlirimtare të atëhershme e të mëvona, përfshirë ndihmat materiale dhe me ushtarë në Lëvizjen dhe UÇK-në (1998-1999), në luftën çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni (2001) dhe në vetë UÇPMB-në. Në pikëpamje kulturore dhe shpirtërore, në rrafshin etnografik (martesat, doket, zakonet etj.) dhe në aspektin arsimor (shkollimi universitar) si në të kaluarën, ashtu edhe sot, çdo gjë te shqiptarët e Luginës është e lidhur pashkëputshëm me Kosovën.
Nuk është fakt i panjohur se ndarjet e territorit etnodemografik të shqiptarëve deri në ditët tona kanë qenë të imponuara e të dhunshme dhe të shoqëruara me tragjedi të mëdha në rrafshin kombëtar, politik, ekonomik, social, familjar etj. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni.
Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës për më shumë se dy muaj: nga 8 shtatori deri më 16 nëntor 1944, kur e morën kontrollin partizanët. Ka ekzistuar bashkëpunim midis celulave të PKJ-së të Preshevës me ato të Kumanovës dhe Gjilanit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës përkundër vullnetit të popullsisë së saj, përmes formave krejtësisht jo të natyrshme të rregullimit territorial dhe administrativ, vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë në kuadër të ish-RSFJ-së. Varësisht nga koniukturat dhe interesat politike të kohës, Lugina i takonte herë rrethit të Vranjës e herë atij të Leskocit (disa vite Presheva ishte nën administrimin e Bujanocit), ndërsa gjithnjë paraqiteshin pengesa të reja për komunikimin normal me qendrat fqinje me popullsi shqiptare, si Gjilani dhe Kumanova. Kjo ishte një politikë e paramenduar mirë me qëllim të fragmentimit territorial-administrativ të bashkësisë etnike, izolimit, ngushtimit të perspektivave zhvillimore dhe emigrimit të popullsisë shqiptare.
Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. Para dhjetë viteve kishte propozime nga një funksionar i Kosovës (ministër e zv/kryeministër) që këto 11 vendbanime rurale, shumica gati të shpopulluara sot, të shkëmbeheshin me Veriun e Kosovës! Një absurd sui generis!
Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.
Para 4 dekadave në shumë vendbanime kishte më tepër popullatë të përzier, ku serbët ishin me prejardhje kolonizuese, të instaluar nga koha e pushtimit të Kosovës në vitin 1912 dhe veçanërisht pas konstituimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1919. Lugina ishte dhe mbeti rajoni më i pazhvilluar në Serbi dhe në Ballkan: pjesët e banuara me shqiptarë sot janë më se 8 herë më të pazhvilluara se mesatarja e Serbisë. Shqiptarët e atjeshëm deri vonë jetonin ekskluzivisht nga bujqësia ekstensive dhe natyrale dhe brenda saj nga kultivimi i duhanit, ndërsa sot jetojnë kryesisht nga remitancat që sjellin emigrantët e punës nga ky territor në vendet e Evropës dhe jashtë saj. Nga trysnitë ekonomike, shoqërore dhe politike serbe, braktisja e territorit po vazhdon me një ritëm të shpejtuar.
Kufiri etnik kosovar-shqiptar sot nuk shkon deri në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës