Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e sotëm debatoi lidhur me mbylljen e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.
BAKK njoftoi se në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë.
Por, Bordi në anën tjetër vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.
Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimeve të mira shëndetësore, kjo mbyllje do të ndikoj tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë.
Tutje theksohet se kryetarët e Komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim.
“Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë”, u tha në takim.
Po ashtu Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se institucionet qendrore dhe shëndetësore duhet të vazhdojnë konsultimet me Kryetarët e Komunave në nivel më të gjerë të përfshirjes, në mënyrë që të kemi vlerësim më real të gjendjes dhe bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për formën dhe masat kufizuese, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë