Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, si dhe vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.


Gjithashtu në rend dite në mbledhjen e sotme të kryesisë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është rendi i ditës:VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022: 7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: 14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022: 8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022: 1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme. VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022: 7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme, 4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, 6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit. VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Telegrafi/