LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët rritje të efikasitetit në trajtimin e rasteve

Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët rritje të efikasitetit në trajtimin e rasteve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë me ç’rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi partnerëve ndërkombëtarë.

“Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga


Edhe për këtë çështje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive aplikim e këtyre procedurave në çdo rast kur ka mundësi ligjore, duke i inkurajuar ata që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në aplikimin e procedurave alternative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori