LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentarja ​Osmani sot mban konferencë për media

Kryeparlamentarja ​Osmani sot mban konferencë për media

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbanë konferencë për media.

Tema e konferencës nuk është bërë e ditur, por ajo mbahet me fillim nga ora 12:00.

Ndryshe, një ditë më parë Osmani ka takuar ambasadorët e QUINT-it.


Në njoftimin për media është thënë se ajo i ka informuar ambasadorët për hapat që do t’i ndërmarrë si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve. ​

Po një ditë më parë presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit nga LDK-ja që të formojë qeverinë e re, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re, ndërsa kanë deklaruar po ashtu se kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të cilën kanë kërkuar ta mbajnë të shtunën nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori