LAJMI I FUNDIT:

Kryengritje në Siri – rebelët ia mësyjnë ushtrisë së Assadit dhe forcave të Putinit

Kryengritje në Siri – rebelët ia mësyjnë ushtrisë së Assadit dhe forcave të Putinit

Në Siri, rebelët po përparojnë me shpejtësi drejt pozitave të mbajtura nga ushtria siriane dhe forcat ruse, duke e intensifikuar luftën për kontrollin e territoreve strategjike.

Rebelët kanë publikuar video ku shfaqen pajisje ushtarake të kapura nga ushtria siriane në periferi të Khan al-Asal, një qytet në provincën Aleppo, si dhe në qytetin Tell Rifaat, fshatin Al-Zirbah dhe vendbanime të tjera që ndodhen vetëm disa kilometra jashtë Aleppos, i cili ka qenë një zonë kyçe e luftimeve për shumë vite, shkruan cnn.

Në këto video, rebelët shfaqen duke shkatërruar portretet e presidentit sirian, Bashar al-Assadit, dhe simbolika që lidhet me regjimin e tij, përfshirë simbolet e Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët janë aleatë të ngushtë të Asadit në luftën kundër grupeve të armatosura opozitare.


Ky akt është një shenjë e dëshirës së rebelëve për të sfiduar autoritetin e regjimit dhe për të hequr çdo shenjë të ndikimit të huaj në territorin sirian.

Në deklaratat që ata kanë dhënë, militantët islamikë, të cilët janë pjesë e këtyre grupeve, kanë theksuar se sulmet e tyre janë të drejtuara kryesisht kundër grupeve të armatosura që mbështesin regjimin e Assadit, përfshirë ato nga Irani dhe Rusia.

Sipas rebelëve, këto grupe janë të lidhura ngushtë me shtypjen e popullsisë civile dhe mbështesin regjimin që ata e konsiderojnë si tiranik dhe të pamëshirshëm.

Ky konflikt ka shkaktuar një përshkallëzim të dhunës, duke vazhduar të shkatërrojë gjithnjë e më shumë qytete dhe shkaktuar një krizë humanitare në rajon. /Telegrafi/