LAJMI I FUNDIT:

Kryen grabitje në një pompë të derivateve në magjistralen Pejë – Rozhajë, paraburgim ndaj tre personave

Kryen grabitje në një pompë të derivateve në magjistralen Pejë – Rozhajë, paraburgim ndaj tre personave

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.P, D.K dhe Z.V.

Të njëjtit dyshohen se më datë 12.09.2020, rreth orës 21:40, në magjistralen Pejë – Rozhajë, në një pompë të derivateve, duke vepruar si anëtar të grupit me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e viktimës, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale grabitje.


“Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen dhe se kjo vepër bënë pjesë në grupin e veprave të rënda penale për të cilat parashihet dënimi prej 7 deri në 15 vite burgim andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku që të arratisen me qëllim që t’i shmangen dënimit që iu kanoset po qe se provohet fajësia e tyre.

Gjithashtu, gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton me faktin se kjo çështje është në fazën hetimore dhe pritet që të dëgjohen dëshmitarët dhe vetë të pandehurit ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, mund t’i ndryshojnë deklaratat e dhëna në polici duke i harmonizuar mbrojtjet mes tyre si dhe të ndikojnë në dëshmitarë e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës. Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate ndaj të pandehurve”, thuhet në njoftim

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori