LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Zaev optimist për arritjen e konsenzusit kombëtar për çështjen emrit

Kryeministri Zaev optimist për arritjen e konsenzusit kombëtar për çështjen emrit

Pas takimit koordinues mes krerëve shtetëror që ka zgjatur më shumë se pesë orë, në deklaratat e dhëna për mediat, asnjëri nga pjesëmarrësit në takim nuk dha detaje konkrete në lidhje me propozimet e dhëna nga ndërmjetësi Matthew Nimetz, si dhe për atë a janë të pranueshme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poashtu, nuk deklaruan asgjë nëse ekziston pajtim ndërmjet partive politike për çështjen e emrit, por u paralajmëruan takime tjera për koordinim të qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit deklaroi se është optimist dhe se mund të arrihet konsenzus kombëtar për këtë çështje.


Zaev theksoi se për realizimin e këtyre qëllimeve është i detyrueshëm bashkëpunimi mes Qeverisë, opozitës, presidentit, si dhe informim në kohën e duhur dhe objektiv të qytetarëve të Maqedonisë.

“Për këtë duhet vullnet politik dhe guxim nga ana jonë, por zgjidhja është e mundur vetëm nëse vullnet i tillë politik ekziston edhe nga pala greke. Integrimi, reformat dhe masat ekonomike janë pjesë kyçe për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori