Sllovakia mund të humb një prej aleatëve të saj kryesor evropian – Hungarinë.
Amendamenti i fundit në ligjin e gjuhëve të Sllovakisë, i cili kufizon përdorimin e gjuhëve të pakicave, duke përfshirë hungarishtin, mund të prishë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, shkruan Politico.
Projektligji i ri, i cili doli në media, do të ndalonte përdorimin e gjuhëve të pakicave në transportin publik, në zyrat postare apo në menutë e restoranteve dhe do të rriste 20 herë gjobat për mosbindje ndaj ligjit, deri në 15 mijë euro.
Politikanët e opozitës sllovake nga Partia e Lirisë dhe Solidaritetit (SaS) dhe Aleanca Hungareze janë kritikë ndaj ligjit, duke theksuar se ai do të dëmtojë turizmin, do të ulë konkurrencën e Sllovakisë dhe do të provokojë kritika nga Brukseli.
“Ky ligj nacionalist, kufizon në shumë raste të drejtat e qytetarëve të Republikës Sllovake për të shpërndarë dhe marrë lirisht informacion në gjuhën e tyre dhe pengon lirinë e tyre të biznesit”, tha përfaqësuesi i SaS, Rene Parak.
Sipas opozitës, ligji të kujton qeverinë e ish-kryeministrit autoritar, Vladimir Meçiar në vitet 1990, e cila nxiti ndjenjat anti-hungareze dhe ishte i pari që prezantoi një ligj gjuhësor. Në vitet e fundit, Këshilli i Evropës ka kritikuar Sllovakinë për vazhdimin e shkeljes së të drejtave të pakicës hungareze.
Nëse ligji miratohet, marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat kanë lulëzuar kohët e fundit për shkak të qëndrimeve të ngjashme në politikën e jashtme të kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe kryeministrit sllovak, Robert Fico, mund të ftohen shpejt. Nuk do të ishte hera e parë. Në vitin 2009, Sllovakia miratoi një amendament të ngjashëm që penalizon zyrtarët shtetërorë për përdorimin e gjuhëve të pakicave, duke shkaktuar një grindje diplomatike me Hungarinë.
Fico ishte ende në pushtet në atëkohë dhe ia ndaloi presidentit të atëhershëm hungarez të vizitonte Sllovakinë. Ai tha gjithashtu Fidesz dhe liderin e partisë Viktor Orban, i cili ende nuk ishte kryeministër, si një “kërcënim” për Sllovakinë. Dy vjet më vonë, Orban ofroi nënshtetësinë hungareze për pakicat që jetonin në Sllovaki, duke bërë që Fico të ndalonte shtetësinë e dyfishtë.
Ndryshe, ministrja sllovake e Kulturës, Martina Simkoviçova, e cila udhëhoqi idenë e fundit për të ashpërsuar ligjin ekzistues, hodhi poshtë pretendimet se ligji synonte pakicat, duke thënë se qëllimi i tij ishte mbrojtja e gjuhës sllovake.
Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, rreth 420 mijë hungarezë jetojnë në Sllovaki, të cilët përbëjnë rreth 8 për qind të popullsisë dhe përfaqësojnë pakicën më të madhe në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës