Kryeministri në dorëheqje, përmend "24 vendimet madhore" gjatë qeverisjes së tij

Kryeministri në dorëhqje, Ramush Haradinaj, ka përmendur vendimet që janë realizuar gjatë qeverisjes së vendit nga ai.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar 24 vendimet e ndërmarra gjatë mandatit si kryeministër i Kosovës, duke thënë se "ne guxojmë të krijojmë".
Postimi i plotë:100% KOSOVË Të dashur qytetarë, Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar. 1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit 2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe 3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK 4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes 5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë 6. Zonat ekonomike në Komuna 7. Ligji për Investime Strategjike 8. Ligji i Pagave 9. Ligji i Prishtinës 10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave 11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro 12. Kosst-i i pavarësuar 13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës 14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta 15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës 16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë 17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve 18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren 19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe 20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore 21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë 22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit 23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme 24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës
Ai para mediave kishte thënë se dorëheqjen e ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/















































