Ismet Peja mbetet një ndër ikonat e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Këngëtari ka mbushur në muajin prill plotë 82 vite gjersa gjatë ditës së sotme është pritur prej ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.


Ky i fundit me këtë rast i ka ndarë një mirënjohje doajenit të muzikës shqiptare, i cili tërë jetën ia kushtoi artit.

68914080 1306245486166529 9215523821639958528 o

"Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare".

"Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional", ka shkruar Haradinaj në llogarinë personale në Facebook teksa shihet krahas këngëtarit.

Ndryshe, Peja njihet për një numër të madh të këngëve që ka sjell ndër vitesh dhe konsiderohen perla të estradës sonë muzikore. /Telegrafi/