LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa sot në Hungari

Kryeministri Mustafa sot në Hungari

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Hungari, ku me krerët e këtij vendi do të bisedojë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset euro-integruese.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook lidhur me vizitën e tij në Hungari:

“Më 2 maj, në Budapest, do takoj Kryeministrin e Hungarisë, z. Viktor Orbán, me të cilin do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese.


Java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme.

Në mbledhjen e Qeverisë kompletuam të gjitha kushtet për fillimin e implementimit të programit kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, nga i cili pritet që vendi ynë të përfitojë qindra miliona dollarë investime në fusha, të cilat do ti vlerësojmë me përparësi së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një përkrahje e fuqishme dhe e veçantë që Shtetet e Bashkuara po i japin vendit tonë. Qeveria, po ashtu, ndau 300 mijë euro për Programin Fulbright, të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim të përkrahjes së studentëve, hulumtimeve shkencore, këmbimit dhe ngritjes së kuadrit universitar, kurse pritet që pjesëmarrja financiare e SHBA të jetë disa herë më e madhe për Kosovën në këtë fondacion.

Qeveria aprovoi Kornizën Afatmesme Buxhetore, e cila parasheh rritje reale mbi 20% të të hyrave buxhetore për tre vitet e ardhshme. Këto janë rezultate të nxitjes së aktiviteteve ekonomike, racionalizimit të shpenzimeve, rritjes ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik dhe buxhetor, të cilat po i realizon kjo Qeveri.

Në Bruksel takova Kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, dhe znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian. Biseduam për proceset integruese evropiane të Kosovës dhe në veçanti për liberalizimin e vizave. Konstatuam si një të arritur të madhe nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe progresin e shënuar në përmbushjen e të gjitha kërkesave të BE-së për liberalizimin e vizave. Takova edhe mikun tonë, Presidentin e EPP-së, Joseph Daul me të cilin bisedova për shumë çështje të përbashkëta.

Vlerësoj se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës meritojnë lajme të mira”.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori