Kryeministri Mustafa, Shefi i Zyrës së BE-së e kryetari i Pejës, ia hedhin valles (Foto/Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Shefi i Zyrës së BE-së\Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i janë bashkuar ‘Valles së Rugovës’ në kuadër të festës për përmbylljen e projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market”, të implementuar nga korporata “Rugove” dhe e financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ndryshe, sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Mustafa e ka vlerësuar rëndësinë e projekteve të tilla që cilat ndihmojnë jo vetëm në zhvillimin e vendit, por edhe në rritjen e cilësisë së jetës në këto anë. Derisa Shefi i zyrës së BE-së\Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka thënë se ky projekt ka ndikuar në komunitetin lokal, duke krijuar vende të reja të punës, duke rritur kualitetin e jetës në fshatin Drelaj, por edhe duke mbështetur ekonominë.
Ndërsa kryetari i Pejës ka vlerësuar se këto rezultate dhe këto prodhime janë një shembull, me të cilin mburret Komuna e Pejës.
Visar Kelmendi, përfaqësues i Kompanisë Rugove, tha se shembulli i Rugovës dhe fabrikave anëtare të klubit, po tregon mundësitë që ekzistojnë për të arritur sukses në Kosovë. /Telegrafi/



























































