Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, Royal College of Defence Studies (RCDS) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera.
Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.
Lidhur me situatën e sigurisë në rajon, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri.
Duke theksuar se zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht, kryeministri foli për luftën kundër korrupsionit dhe transparencën e Qeverisë në të gjitha proceset, me theks të veçantë në shpenzimin e fondeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte, për zhvillim më të hovshëm socio-ekonomik.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber, atasheu i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe në Kosovë, nënkolonel Matthew Walker, si dhe kolonel Ejup Maqedonci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk