Giuseppe Conte ka të ngjarë të japë dorëheqje sonte ose nesër në mëngjes, duke shpresuar të marrë një mandat të ri për të formuar qeverinë.

Kjo u deklarua nga një burim qeveritar pa emër për agjencinë e lajmeve reuters.


Kur u pyet për të komentuar pretendimet e mediave italiane se kryeministri italian po planifikon të japë dorëheqje pas seancës së kabinetit, ky burim tha se "Është e mundshme, sot ose nesër në mëngjes".

Duke dhënë dorëheqje, Conte dëshiron të shmangë një votim të rrezikshëm në parlament gjatë javës shkaku i një raporti të diskutueshëm mbi gjyqësorin.

Kjo do të merrte më shumë kohë për të bindur disa deputetë për të mbështetur qeverinë, pasi ai humbi shumicën në Senat javën e kaluar. /Telegrafi/