LAJMI I FUNDIT:

​Kryeministri Hoti me tri banesa dhe mbi 21 mijë euro borxh

​Kryeministri Hoti me tri banesa dhe mbi 21 mijë euro borxh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka blerë tri banesa, prej të cilave merr edhe qira. Ndërkohë, para të gatshme ka 6.500 euro.

Hoti në raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion, ka sqaruar se ka një banesë prej 67 metrave në vlerë prej 68 mijë euro, e të cilën e ka blerë me mjete vetanake, kredi dhe hua familjare. Banesën tjetër e ka blerë me mjete vetanake dhe ka 57 metra katrorë, në vlerë 60 mijë euro.

Kurse, banesën e tretë me 79 metra katror, e ka blerë me mjete vetanake, paradhënie nga punëdhënësi dhe kredi, në vlerë prej 105 mijë euro.


Ai ka deklaruar se në dy banka të Kosovës ka 6.515 euro. Ndërkohë, ka borxh 21.325 euro.

Hoti në kohën kur ka qenë zëvendëskryeministër, ka raportuar se për përveç pozitës në qeveri dhe si deputet, punon me gjysmë norme në Universitetin e Prishtinës dhe një nga kolegjet në Prishtinë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori