LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj pranoi telegram urimi nga kryeministri i Bullgarisë

Kryeministri Haradinaj pranoi telegram urimi nga kryeministri i Bullgarisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov.

Në telegramin e urimit thuhet “Në emër të qeverisë bullgare dhe personalisht nga ana ime, ju lutem të pranoni përgëzimet dhe përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si Kryeministër”.

“Unë besoj se në postin e ri ju do të bëni çdo përpjekje për të zbatuar prioritetet e shpallura nga Ju për qeverinë e re – sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe euroatlantik, si dhe dialogu me Republikën e Serbisë. Jam i bindur se edhe në të ardhmen marrëdhëniet e mira politike midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen duke u thelluar dhe duke e stimuluar bashkëpunimin mes nesh për interesat e përbashkëta. Duke ju uruar shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme, Ju lutem, z. Kryeministër, pranoni urimet e mia më të përzemërta”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit bullgar. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori