LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i emëruar i Libanit jep dorëheqje mes ‘ngërçit’ politik rreth formimit të qeverisë

Kryeministri i emëruar i Libanit jep dorëheqje mes ‘ngërçit’ politik rreth formimit të qeverisë

Kryeministri i emëruar i Libanit, Mustapha Adib, dha dorëheqje të shtunën mes një ‘ngërçi’ politik mbi formimin e qeverisë, duke iu dhënë një goditje përpjekjeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, për rregullimin e një bllokimi të rrezikshëm në vendin e goditur nga kriza.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen gati një muaj pasi Adib u emërua në këtë detyrë dhe pas një takimi me presidentin libanez Michel Aoun.

Presidenti francez iu ka bërë presion politikanëve libanezë për të formuar një kabinet qeveritar nga specialistë të pavarur që mund të punojnë në miratimin e reformave urgjente për të nxjerrë Libanin nga një krizë ekonomike dhe financiare e përkeqësuar edhe më tej nga shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit.


Ndërkohë, këto përpjekje nga Adib njëherësh i mbështetur nga Franca, kanë lansuar pengesa të shumta, kjo pasi grupet kryesore Shiite të vendit, Hezbollah dhe Amal, këmëngulën në mbajtjen e Ministrisë së Financave.

Të dyja grupet këmbëngulën gjithashtu për emërimin e ministrave Shiitë në kabinetin e ri qeveritar dhe kundërshtuan mënyrën me të cilën Adib po e formonte qeverinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori