LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri e bën me dy poste Petrit Selimin

Kryeministri e bën me dy poste Petrit Selimin

Kryeministri Isa Mustafa ka formalizuar këtë javë politizimin e një ndihme multimilionëshe amerikane, me impakt në zhvillim dhe në krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

Koordinimin e saj e ka lënë në dorë të një zëvendësministri, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një vendimi kreu i Qeverisë e ka emëruar të martën Petrit Selimin në pozitën e koordinatorit nacional në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, e cila është përgjegjëse për grantet pesëvjeçare të agjencisë qeveritare amerikane, “Millenium Challenge Corporation” (MCC).