Keir Starmer mund të largohet nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Dy deputetë me ndikim të madh në Partinë Laburiste i thanë Sky News se po rritet pakënaqësia ndaj udhëheqësit të qeverisë.


Sipas tyre, rezultatet e dobëta në zgjedhjet e ardhshme të majit 2026 në Uells, Skoci dhe Londër mund të jenë “fatale” për të.

“Niveli i zemërimit brenda Partisë Laburiste është aq i lartë, saqë edhe ministra aktualë pranojnë se Starmer mund të detyrohet të largohet brenda disa muajsh,” thanë burimet.

Starmer u bë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në muajin korrik të vitit 2024.

Gjatë tre viteve të fundit, Britania ka kaluar nëpër tre kryeministra të ndryshëm. /Telegrafi/