LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik dënon sulmin ndaj hotelit me azilkërkues

Kryeministri britanik dënon sulmin ndaj hotelit me azilkërkues

Kryeministri britanik Keir Starmer është zotuar se do të përdorë fuqinë e plotë të ligjit kundër “grupeve të së djathtës ekstreme”, pasi “bandat plaçkitëse që synonin shkeljen e ligjit” shkaktuan dhunë në qytete të Mbretërisë së Bashkuar.

Në Rotherham, një grup prej 700 personash rrethuan një hotel Holiday Inn Express, ku disa ndezën zjarr, thyen xhamat dhe arritën të futeshin brenda ndërtesës ku po qëndronin azilkërkuesit.

Policia e trazirave iu përgjigj gjithashtu skenave të dhunshme në Middlesbrough, Bolton, Hull dhe Weymouth, ndër pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi.


Kryeministri u zotua të bëjë “çfarëdo që duhet për t’i sjellë këta banditë para drejtësisë” ndërsa iu drejtua kombit pas trazirave të vazhdueshme në të gjithë vendin, duke u thënë të përfshirëve se do të “pendohen” që po marrin pjesë.

Keir u zotua se rebelët do të ndjejnë “forcën e plotë të ligjit” për përfshirjen në “grupe të së djathtës ekstreme”, pas ditës së gjashtë të përshkallëzimit të dhunës në përgjigje të therjes fatale me thikë të tre vajzave të reja në Southport javën e kaluar.

“Njerëzit në këtë vend kanë të drejtë të jenë të sigurt, dhe megjithatë ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruar, sulme ndaj xhamive”, tha kryeministri sot.

“Komunitete të tjera pakicë të veçuara, përshëndetje naziste në rrugë, sulme ndaj policisë, dhunë e paarsyeshme krahas retorikës raciste, kështu që jo, nuk do të turpërohem ta quaj atë siç është: banditë e së djathtës ekstreme”, shtoi kryeministri britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plas skandali në Ukrainë - me paratë për ushqimin e ushtrisë, blejnë hotele në Kroaci

Plas skandali në Ukrainë - me paratë për ushqimin e ushtrisë, blejnë hotele në Kroaci

Kroacia
Obama për tarifat e Trumpit: Paramendoni çka do të kishte ndodhur me mua po të veproja në këtë mënyrë

Obama për tarifat e Trumpit: Paramendoni çka do të kishte ndodhur me mua po të veproja në këtë mënyrë

Amerika
Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Mali i Zi
NYT demanton ushtrinë izraelite, publikon pamjet e sulmit ndaj punonjësve të ndihmës së parë në Gaza

NYT demanton ushtrinë izraelite, publikon pamjet e sulmit ndaj punonjësve të ndihmës së parë në Gaza

Azia
Trump: Ky është një revolucion ekonomik, ne do të fitojmë

Trump: Ky është një revolucion ekonomik, ne do të fitojmë

Botë
Mbi 1200 protesta anembanë SHBA-së - organizatorë besojnë se do të jenë më masivet kundër Trumpit dhe Muskut

Mbi 1200 protesta anembanë SHBA-së - organizatorë besojnë se do të jenë më masivet kundër Trumpit dhe Muskut

Amerika
Kalo në kategori