LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrat e rajonit mysafirë në “Samitin 100” në Shkup

Kryeministrat e rajonit mysafirë në “Samitin 100” në Shkup

Katër kryeministra nga rajoni do të jenë pjesëmarrës në panelin me temë “A mund të konkurrojë rajoni në tregun global?” në Samitin 100 që prej dje po mbahet në Shkup, njofton AIM.

Është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kryeministrat do të debatojnë edhe në temat e energjisë, ekonomive të bazuara në njohuri, për brendimin, për ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për nisma të përbashkëta në sferën e turizmit.


Në Samit morën pjesë mbi 150 biznes liderë nga Evropa Juglindore, ministra dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Lidhshmëria është temë kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në më shumë sfera dhe në nivele të ndryshme.