Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do t'i kisha 92 deputetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në emisionin “Open” se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.
Sipas Kryemadhit, është pikërisht Meta fajtori për gjendjen që po kalon vendi.
“Po të kisha 92 deputetë do të shkarkoja Presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Rama”, tha Kryemadhi.
Ndryshe, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë të martuar prej vitesh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































