LAJMI I FUNDIT:

Kryeinspektori sanitar i kënaqur me qytetarët në dy ditët e fundit: Numri i të gjobiturve për shkelje të masave nuk e kalon dhjetën

Kryeinspektori sanitar i kënaqur me qytetarët në dy ditët e fundit: Numri i të gjobiturve për shkelje të masave nuk e kalon dhjetën

Kryeinspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku, thotë se në ditën e parë të inspektimit me masat e reja të qeverisë janë shumë të kënaqur.

“Qytetarët sot dhe dje kanë respektuar të gjitha masat e vendosura nga qeveria”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tërshnjaku për RTV Dukagjinin ka thënë se nëse ky inspektim do të jetë indikatorë pozitiv në luftën ndaj COVID-19 inspektorët do të zgjasin orarin e punës në 15 orë.


“Është koha për të bërë heroin për të shpëtuar jetë”.

Kryeinspektori sanitar thotë se qytetarët duhet të lënë ahengjet dhe dasmat dhe të reduktojnë ceremonitë mortore aq sa munden.

Tërshnjaku ka treguar edhe numrin e gjobave që janë shqiptuar në këtë ditë ta parë.

“Nga një raport jo shumë i detajuar numri i personave të gjobitur nuk e kalon dhjetën ndërsa vetëm tre persona juridik janë gjobitur”, tha ndër të tjera Ibrahim Tërshnjaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori