LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor: Angazhim në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor: Angazhim në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Angazhimi vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit, ishte në fokus të takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi i mbajt në kuadër të punimeve të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku i pranishëm ishte edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati .

Ministri Bushati u ndal mbi ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, si hap i qartë që dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme në rajon dhe procesin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të normalizimit të klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona.


Gjithashtu ai u ndal në krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si shenjë e vullnetit politik dhe vizionit të ri, për një rajon të qetë në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë, për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin e për të inkurajuar distancimin e të rinjve nga fenomenet e ndasive, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.

Duke u ndalur në sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot rajoni e me gjerë, Ministri evidentoi rolin dhe kontributin gjithnjë në rritje të rajonit në arkitekturën e sigurisë në kontinent, si dhe faktin se adresimi i këtyre sfidave ka nxjerrë në pah ndërvarësinë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në përballimin me sukses të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori