Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se edhe gjatë ditës do të vazhdojnë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku, gyp ky që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Në njoftim thuhet se riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se punimet fillojnë në orën 11:00.
Ndërsa, mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajval, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati I.
Ndryshe Debate Center dhe Telegrafi kanë realizuar një dokumentar për qasjen në ujë të pijshëm, për mungesën e ujit dhe cilësinë e tij.
Sipas ekspertëve, Kosova ka mungesë të dukshme të ujit të pijshëm. Po ashtu ata thonë se ka keqpërdorime të tij. /Telegrafi/