Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të fillojë me intensitet të lartë nga data 02 shtator 2019.
KRU “Prishtina” thotë se të gjithë konsumatorët e kanë obligim ligjor pagesën e borxhit dhe se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara.
“Shkyçjet individuale për konsumatorët borxhlinj po fillojnë nga muaji shtator 2019. Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjorë që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar. Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara ndaj shërbimeve të ujit si dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë hy në marrëveshje në mes të kreditorit- debitorit dhe nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Drejtori ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se borxhi i konsumatorëve që nga paslufta ka arritur në 40 milionë euro. Abdullahu kishte paralajmëruar se mbledhja e këtyre borxheve do të bëhet me përmbarues privat.
“Ne nuk i dëshirojmë këto masa, por është që konsumatori të mos pret që të vijë në atë situatë. Për sa i përket borxheve, janë aty rreth 40 milionë euro të grumbulluara që nga paslufta. Pas faljes së borxheve dhe riprogramimeve, por ajo që është më e keqe se konsumatorët që kanë përfituar nga falja e borxheve dhe kanë bërë një marrëveshje që pjesa tjetër me këste të paguhet, ata nuk janë përmbajtur dhe jemi të detyruar t’i marrim edhe hapat tjera që të shkojmë me përmbarime”, kishte pralajmëruar Abdullahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri