Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime teknike në disa lokacione të kryeqytetit dhe rrethinës, me ç’rast mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të zhvillohen në rrugët Ilir Konushevci, Bajram Bahtiri, Robert Doll, Hysni Gashi, Hysen Terpeza dhe Kadri Osmani, si dhe në lagjen Tasligje. Intervenime janë planifikuar edhe në fshatrat Bardhosh dhe Leban.


Nga kompania bëjnë të ditur se gjatë kohës së punimeve mund të ketë pengesa në furnizimin me ujë të pijshëm, varësisht nga dinamika e intervenimeve teknike në terren.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim për shqetësimet e mundshme dhe të marrin masa paraprake, duke siguruar sasi të mjaftueshme të ujit deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/