Departamenti i Cilësisë në KRU Mitrovica ka avancuar ndjeshëm kapacitetet laboratorike, duke rritur sigurinë dhe transparencën e analizave të ujit të pijshëm për qytetarët e rajonit.

Investimi në laboratorin modern është bërë me mbështetjen e Programit IWRM-K, të bashkë-financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës. Pajisjet e reja teknologjike mundësojnë analiza më të sakta, më efikase dhe më të besueshme, duke ngritur standardet e shërbimeve që ofron KRU Mitrovica.


“Investimi në cilësinë e ujit është investim në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Ky partneritet nuk ka sjellë vetëm pajisje, por edhe zhvillim profesional dhe standarde të reja pune për ekipin tonë”, thekson stafi i Departamentit të Cilësisë.

Falë angazhimit të ekipit profesional, kapacitetet laboratorike fiziko-kimike dhe mikrobiologjike janë rritur në një nivel të ri, duke garantuar kontroll më të avancuar dhe shërbime më cilësore për komunitetin. Laboratori i ri shërben si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Për qytetarët e Mitrovicës, kjo nismë sjell ujë më të sigurt, monitorim të avancuar dhe standarde të larta cilësore në shërbimet publike. /Telegrafi/